back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeDeliu thotë që s’ka votë për ndonjë kandidat të LVV-së për president

Deliu thotë që s’ka votë për ndonjë kandidat të LVV-së për president

Të ngjajshme

Lionel Messi me statistika impresionuese, zgjidhet lojtari më vendimtar i vitit 2025

Një vit tjetër, një ndikim i jashtëzakonshëm: Lionel Messi...

Gjirokastër: Bie një grua nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në  Shtëpinë e...

Prishtina tri ditë aktivitete për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Komuna e Prishtinës ka ftuar qytetarët që të marrin...

Djali i Khameneit u mbijeton disa sulmeve amerikano-izraelite

Djali i liderit të ndjerë suprem të Iranit, Mojtaba...

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se nuk ka asgjë zyrtare lidhur me emrat që janë propozuar për president, por ka theksuar se nuk do të ketë votë për asnjë kandidat që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

“E kemi mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe do t’i diskutojmë të gjitha qëndrimet brenda grupit. Nuk mund të them këtu se çfarë kam parë deri më tani, pasi bëhet fjalë vetëm për raportime të mediave dhe nuk kemi marrë asgjë zyrtarisht sot. Ju e dini që jemi në përmbyllje të afateve kushtetuese dhe për ne, si grup parlamentar, është e rëndësishme të takohemi dhe të shohim se si do të rrjedhë situata”, tha ajo.

Teksa tha se s’ka votë për kandidat të LVV-së, ajo përmendi edhe deklaratën e shefit të saj, pra Bedri Hamzës.

“Nuk kam… mendoj që saktësisht e ka thanë edhe zotëri Hamza, e kemi sqaruar pozicionin tonë këtu, nuk kemi mbërritur deri tash në ndonjë marrëveshje, të paktën deri në këto momente. Po për detaje e kemi mbledhjen e grupit parlamentar, besoj që pas grupit do të informoheni me saktësi çka do të ketë“, u shpreh Deliu. /eo

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz