BallinaLajmeDeliu-Kodra: Me anulimin e ftesave për deputetët kosovarë, Serbia tregoi mendësinë primitive

Deliu-Kodra: Me anulimin e ftesave për deputetët kosovarë, Serbia tregoi mendësinë primitive

Të ngjajshme

Fernandes e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj Bournemouthit (VIDEO)

Pas një ore lojë, është zhbllokuar ndeshja mes Bournemouthit...

Finalja ndaj Arsenalit, Guardiola konfirmon mungesën yllit të skuadrës

Të dielen në ”Wembley” zhvillohet finalja e FA Cup. Nga...

Bëhet zyrtar emri i parë i ftur nga Sylvinho

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho nesër do të publikoj listën...

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka quajtur mendësi primitive dhe kthim prapa vendimin e Kuvendit të Serbisë që të mos u lejohet deputetëve kosovarë pjesëmarrja në një konferencë ndërkombëtare në Beograd.

Deliu-Kodra dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ishin ftuar nga Nenad Çanak, kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Serbisë, ndërsa një ditë para nisjes së konferencës ftesat për deputetet kosovare u anuluan nga kryetarja e Kuvendit, Maja Gojkoviq.

“Kjo tregoi mendësi primitive dhe aspak në frymën e bashkëpunimit, në çka deklarohet Serbia. Ajo bie ndesh edhe me politikën e Bashkimit Evropian, që kërkon që secili shtet të mos e bllokojë tjetrin, por të ketë bashkëpunim mes tyre. Beogradi ka mendësi anti-evropiane, primitive, e po kthehet prapa përkundër marrëveshjeve që të mos ketë pengesa për shtete në konferenca të tilla”, ka thënë Deliu-Kodra në Interaktiv të KTV-së.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz