back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeDeliu-Kodra: LVV në mungesë të numrave po prodhon situata të krizave të...

Deliu-Kodra: LVV në mungesë të numrave po prodhon situata të krizave të njëpasnjëshme- Të pashmangshme do të jenë zgjedhjet e reja

Të ngjajshme

GOL: Spanja U21 në epërsi kundër Kosovës U21

Spanja U21 ka kaluar në epërsi kundër Kosovës U21. Pas...

Identifikohen autorët e grafiteve në Bujanoc

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka thënë se janë...

Netanyahu thotë se lufta në Gaza mund të përfundojë nëse Hamasi pranon propozimin e Trump

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se lufta në Gaza...

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se në rrethanat aktuale politike në Kosovë, janë të pashmangshme zgjedhjet e reja.

Teksa ka vlerësuar se Gjykata Kushtetuese, prokuroritë, mediat e bizneset, çdo ditë po përballen me sulme e linçime të cilat sipas saj janë përpjekje e halur, për të cenuar rendin demokratik.

Në një prononcim për lajmi.net, Deliu-Kodra, ka thënë se është e frikshme mënyra se si në mënyrë të orkestruar po sulmohen institucionet kredibile të Kosovës.

“Është ë frikshme mënyra se si në mënyrë të orkestruar po sulmohen institucionet kredibile të RKs. Gjykata Kushtetuese, prokuroritë, mediat, bizneset, çdo ditë përballen me sulme e linçime që janë përpjekje e halur për të cenuar rendin demokratik. Bazuar në zhvillimet politike ajo që shohim është se pashmangshëm do të përfundojmë në zgjedhje të reja por përtej procedurave është një dëm i madh social, politik i cili me vetëdije të plotë po i bëhet Kosovës, shoqërisë dhe institucioneve nga ana e Albin Kurtit dhe eksponentëve të lartë të LVV-së”, ka thënë Deliu-Kodra për lajmi.net.

Tutje ajo është shprehur se në rrethana normale, Kuvendi sot do te duhej te merrej me shkarkim të bordit të ZRrE-së, për të diskutuar për sfidat me tekste mësimore që i kanë pasur shumë familje në Kosovë e po ashtu situatën në mediumin publik, po sipas Deliu-Kodra, LVV- në mungesë të numrave po prodhon situata të krizave të njëpasnjëshme.

“Në rrethana normale, Kuvendi sot do të duhej të merrej me shkarkim të bordit në ZRE-së, për të diskutuar për sfidat me tekste mësimore që i kanë pasur shumë familje në Kosovë, për të diskutuar lidhur me situatën në mediumin publik, e për shumë cështje që prekin qytetarin. Më vetëdije të plotë në mungesë të numrave LVV po prodhon situata të krizave të njëpasnjëshme”, ka deklaruar Deliu-Kodra. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz