back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeDeliu-Kodra: Kuvendi ka humbur arsyen e funksionimit të tij

Deliu-Kodra: Kuvendi ka humbur arsyen e funksionimit të tij

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Blerta Deliu-Kodra, deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se me seanca të përsëritura Kuvendi e ka humbur arsyen e funksionimit të tij. Ajo tha se askush nuk ua mohon të drejtën për të nominuar kandidatin ose kandidaten për të parin e Kuvendit, por kur mungojnë votat, atëherë duhet bërë përpjekje për të siguruar shumicën parlamentare.

Deputetja Deliu-Kodra, duke krahasuar situatën e tanishme me atë të vitit 2014, tha se partia fituese asokohe ka arritur që të bashkërendojë partneritetin e saj me partitë tjera, për të siguruar shumicën e votave në Kuvend.

“Subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me partitë tjera, ‘Alternativa’ dhe ‘Lista Guxo, ndonëse nuk i kanë votat për të siguruar votat e mjaftueshme për ta pasur shumicën në Kuvend, nuk kanë vullnet politik për të bërë një lëvizje, qoftë për ndërrimin  e kandidates për të parin e Kuvendit, qoftë me propozimet, të cilat i kanë marrë nga një grupim parlamentar për dy emra të rinj për të kaluar në orën demokratike , ose më mirë të them orën kushtetuese të krijimit të qeverisë ”, tha Deliu- Kodra në “InfoPlus”, në RTK.

Deputetja Deliu-Kodra vuri në dukje se në të kaluarën Lëvizja Vetëvendosje në të kaluarën nuk ka votuar në favor të ndonjë kandidati të nominuar nga subjekti që ka dalë fitues në zgjedhjet parlamentare.

Ajo më tej shtoi se po t’i kishte votat për themelimin e qeverisë, do t’i kishte votat edhe për zgjedhjen e të parit të Kuvendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz