Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj emërimit të Mentor Hysenit si drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), duke e cilësuar si shembull të qartë të nepotizmit dhe shpërfilljes së parimeve të premtuara nga Lëvizja Vetëvendosje.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Deliu-Kodra ka kujtuar premtimet e dikurshme të Kryeministrit Albin Kurti për luftimin e punësimeve me ndikim politik, duke thënë se qeveria aktuale ka bërë pikërisht të kundërtën, transmeton lajmi.net
“Dikur, Albin Kurti premtonte se nepotizmi do të mbetej vetëm kujtim i keq. Sot, paska emëru ish kandidatin për deputet, militantin partiak Mentor Hysenin, në krye të ATK-së,” ka shkruar ajo.
Deputetja e PDK-së ka ironizuar më tej, duke thënë se qeveria Kurti po përdor të njëjtën listë si për dasma, ashtu edhe për poste shtetërore.
Emërimi i Hysenit ka nxitur reagime të shumta në skenën politike dhe në opinionin publik, për shkak të lidhjeve të tij me partinë në pushtet dhe të kaluarës së tij si kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes./lajmi.net/