back to top
Monday, August 25, 2025
BallinaLajmeDeliu-Kodra: Gazetarët e RTK-së nuk meritojnë as frikë, e as të mbesin...

Deliu-Kodra: Gazetarët e RTK-së nuk meritojnë as frikë, e as të mbesin pa paga

Të ngjajshme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se gazetarët dhe stafi i RTK-së nuk meritojnë të mbeten pa paga, e as të ndihen të frikësuar në vendin e tyre të punës.

Në një postim në Facebook, ajo ka pohuar se nuk është e pranueshme ajo çfarë u ka ndodhur sot gazetarëve të Radio Televizionit të Kosovës, të cilët janë përjashtuar nga emisionet në të cilat punojnë.

“Liria e medias është themeli i demokracisë, por sot po shohim censurë ndaj atyre që guxojnë të kritikojnë dhe favor ndaj atyre që i shërbejnë pushtetit”.

“Kjo nuk është vetëm e papranueshme, por e rrezikshme për të gjithë shoqërinë”, ka shkruar Deliu-Kodra.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz