back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeDelegacioni i BE'së, nesër në Kosovë për vizat

Delegacioni i BE’së, nesër në Kosovë për vizat

Të ngjajshme

Abdixhiku nga Dragashi: Familja është pasuria më e madhe kombëtare e Kosovës

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës në...

Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka...

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me informatat e para zyrtare

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi...

Raporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave

Në raportin e parë për zbatimin e kritereve të...
- Advertisement -

Një delegacion i Bashkimit Evropian të martën do të nisë një mision në Kosovë.
Ata do të mbledhin informacionet e fundit rreth kritereve për përmbushjen e liberalizmit të vizave, raporton T7.

- Advertisement -

Të martën ata do të kenë takime me përfaqësues të institucioneve por, nuk do ti lënë anash as Shoqërinë Civile.

Ndërkohë kjo vizitë po vjen, pak kohë para se për këtë Liberalizmin e Vizave të diskutohet në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, në Ministrin e Integrimeve, thonë se nga kjo vizitë nuk mund të dalin kërkesa shtesë për Kosovën.

Sipas kësaj Ministrisë së Integrimeve, puna e këtij delegacioni është shumë e rëndësishme për Kosovën.

Ndërkohë, një njohëse e integrimeve evropiane tregon hapat që do të ndërmerr ky delegacion pas kthimit në Bruksel.

Sipas Jehona Lushakut, është e rëndësishme që Institucionet e Kosovës të paraqesin të dhëna shumë konkrete para zyrtarëve të BE-së.

Procesi i Liberalizimit të Vizave, aktualisht ndodhet në fazën finale brenda organeve të Bashkimit Evropian. Ditë më parë, ky proces ka marr dritën e gjelbër edhe në Parlamentin Evropian.

Ndërsa, nevojitet që të kalohet edhe një fazë, e që është votimi në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz