BallinaLajmeDelawie: Kapja e 2 milionë eurove të falsifikuara nga Policia, shembull madhështor...

Delawie: Kapja e 2 milionë eurove të falsifikuara nga Policia, shembull madhështor i përparimit të saj

Të ngjajshme

Ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Greg Delawie, e ka lavdëruar Policinë e Kosovës për kapjen e 2.1 milionë eurove të falsifikuara para tri dite në pikën kufitare në Vërmicë, duke e quajtur aksionin e policisë si shembull madhështor të përparimit të saj.

Po ashtu, ambasadori e ka inkurajuar Policinë që të vazhdojë me punën e mirë.

Delawie shkroi në profilin e vet në Twitter:  

“Kapja e 2.1 milionë eurove dhe dokumenteve të falsifikuara është një shembull madhështor i përparimit që ka bërë Patrulla Kufitare e Kosovës. Vazhdoni me punën e paqme!”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz