back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeDel videoja e papublikuar më parë e Abesë dhe Sami Lushtakut, "Abeja...

Del videoja e papublikuar më parë e Abesë dhe Sami Lushtakut, “Abeja veç robërinë nuk e duronte” (VIDEO)

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Nënkryetari i komunës, Gjenerali Sami Lushtaku në nderim të 24 vjetorit të rënies së heroit Bekim Berisha-Abeja, ka publikuar një xhirim amator të vitit 1994, në të cilin ai shihet së bashku me heroin Bekim Berisha-Abeja, ku ky i fundit dëgjohet duke folur për organizimin e luftës në Kosovë. Nënkryetari Lushtaku ndër të tjera ka shkruar:
“Një xhirim amator bashkë me Bekim Berishën-Abenë, në kohën kur organizimi i luftës çlirimtare po merrte përmasa edhe në mërgim. Abeja veç robërinë nuk e duronte, siç nuk duronte as krimet mizore serbe në ish-Jugosllavi, për çka edhe ju bashkua luftës në Kroaci e në Bosnjë. Siç shihet e dëgjohet edhe nga zëri i tij, Abeja mendjen e zemrën e kishte në organizimin e luftës edhe në Kosovë.
“Mos të flejmë se çdo fillim është i vështirë…e unë jam i largum vetëm fizikisht se me shpirt atje qëndroj”, ishin disa nga fjalët e këtij burri që sot e para 24 vitesh ra në mbrojtje të tokës së Kosovës, bashkë me Bedri Shalën, Elton Zherkën e Përmet Vulën.
Lavdi jetës dhe veprës së Bekim Berishës- Abesë, Bedri Shalës, Elton Zherkës e Përmet Vulës!
SL”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz