BallinaSportDel Piero: Ky mund të jetë viti i Dybalas

Del Piero: Ky mund të jetë viti i Dybalas

Të ngjajshme

Pas sulmit në Teheran, Irani nis raketa drejt Izraelit

Irani ka nisur disa raketa në drejtim të Izraelit. Sipas...

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, beson që ky mund të jetë viti i Paulo Dybalas.

La Joya tani mban veshur fanellën me numrin 10, numër që është mbajtur nga legjenda të klubit si Michel Platini, Roberto Baggio dhe lojtari më shumë gola në histori të klubit, Del Piero.

“Me lejoni tu them se çdo vit ai është duke e rritur nivelin”.

Paulo Dybala duke festuar ndaj Milanit . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images )

“Këtë vit ai filloi me një fillim të pabesueshëm, duke shënuar disa gola. Ai luajti aq mirë dhe ishte ai e tërhoqi Juve në periudhën e parë”.

“Pastaj lëndimi dhe ai u kthye me gol [kundër Tottenhamit] dhe në të njëjtën javë ai shënoi në Romë kundër Lazios, kështu që Juve pati mundësinë të ngjitej mbi Napolin”.

“Ai është një djalë shumë i mirë dhe një talent i pabesueshëm, nuk kemi nevojë të përmendim cilësinë e tij”.

Lojtair krysor i Juventusit . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images )

“Ajo që unë shoh nga ai është se çdo vit ai po rritet, kështu që ndoshta ky vit është viti i tij”.

“Do të jetë shumë interesante të kuptojmë se si do të përfundojë sezoni për të”, ka thënë Del Piero. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz