back to top
Monday, March 9, 2026
BallinaLajmeDekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit e dërgoi në Gjykatë vetë...

Dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit e dërgoi në Gjykatë vetë Kurti, e quan shkelje të rëndë

Të ngjajshme

ZKM: Kurti dhe BERZh flasin për thellimin e bashkëpunimit dhe projekte të reja infrastrukturore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e...

Sallahu: Masa e përkohshme ndalon përmbysjen e rendit kushtetues

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar lidhur me...

Mustafa ironizon me LVV-në: A është ende Kushtetuesja “e kapur nga opozita”?

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës...

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme me të cilën ia ndaloi presidentes dhe Kuvendit çdo veprim deri në fund të këtij muaji.

Vendimi paraprak erdhi pasi atje shkoi një kërkesë për vlerësimin e kushtetuetshmërisë së dekretit të presidentes Vjosa Osmani, me të cilën ajo të premten e shpërndau Kuvendin.

Siç shihet në vendimin e publikuar nga Kushtetuesja, kërkesën e dërgoi për vlerësim vetë kryeministri Albin Kurti.

Në pretendimin e tij, Kurti, siç tregon Gjykata, e ka konsideruar “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” dekretin e Osmanit.

“Parashtruesi i kërkesës, ndër tjerash, specifikon që: “[…] shpërndarja e Kuvendit përmes dekretit antikushtetues, pa u shtyrë afati 60-ditor, duke ua ndërprerë mandatin deputetëve dhe duke e dërguar Qeverinë në dorëheqje, (sipas Ligjit 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, neni 30, par. 2, pika 2.1), ku parashihen kufizime të mëdha ligjore në funksionimin e saj (shih po aty, neni 31), përbën shkelje të rëndë të rendit kushtetues, konkretisht të dispozitave kushtetuese të përcaktuara në pikën II të kësaj kërkese [“nenin 86, par. 2, nenin 82, par. 1.3, nenin 84, par. 2, nenin 4, par. 3, nenin 7 dhe nenin 16 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.”]”, thotë Kushtetuesja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz