Deklaratë skandaloze nga ish-lojtari austriak, kritikon fushën: Ishte sikur ‘livadh lopësh’!

Eksperti i Sky Sport Austria, Marko Stankovic, ka bërë një deklaratë skandaloze pas barazimit 1:1 mes Kosovës dhe Austrisë, duke kritikuar gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Stankovic e cilësoi terrenin si një “livadh lopësh”, por njëkohësisht theksoi se fusha nuk mund të përdoret si arsyetim për paraqitjen e dobët të Austrisë, duke marrë si shembull Edon Zhegrovën, shkruan Indeksonline
“Fusha ishte mizerabël, një ‘livadh lopësh’ i vërtetë. Por, sipas meje, kjo është ekzagjeruar shumë. Austria në Kosovë nuk arriti të bëjë dy pasime radhazi. Por pse ia doli Zhegrova – lojtari i Kosovës që luan te Juventusi? Pse ai në disa momente luajti ‘Such’s Balli’ me ne?”, deklaroi Stankovic.

Ai shtoi se lojtarët austriakë duhet të kishin kërkuar më shumë nga vetja, pavarësisht kushteve të terrenit.

Lexo edheBilic mund të dorëhiqet nga Kroacia, ndeshja ndaj Spanjës vendimtare
“Pra, duket se është e mundur. Duhet ta besosh, duhet ta kërkosh nga lojtarët dhe duhet ta duash këtë gjë”, u shpreh eksperti austriak.
Deklarata e Stankovicit vjen pas një ndeshjeje në të cilën Kosova arriti të marrë një pikë ndaj Austrisë, me Fisnik Asllanin që shënoi për 1:0, ndërsa Christoph Lang barazoi në minutën e 85-të../Indeksonline/














