‘‘Nis fushata, kush i merr komunat’’, është tema që po diskutohet sonte në Pressing në T7.
Mes të ftuarve është edhe Baton Haxhiu. Ky i fundit vlerësoi se hapja e fushatave është depresive.
‘‘Me të thanë të drejtën hapja e fushatës është depresive në të tana pikat, nuk është dëshirë për festë, por është një moment kur fjalët ëndërr e fjala projekte, e fitorja ndaj të keqes janë fjali të cilat janë përpjekje për fyerje ndaj njëri tjetrit’’, tha ai.
Ai komentoi edhe pezullimin e dialogut strategjik nga SHBA-të duke thënë se kjo gjë nuk do të mbetet pa shenjë.
‘‘Pas asaj deklarate të ambasadës së SHBA-së, drejtuar një njeriu, e ai është Albin Kurti, deklaratë kjo e cila nuk do të mbetët pa shenjë. Në variantet normale të komunikimit publik kjo është përzierje direkte në fushatën zgjedhore, por kjo përzierje është e qëllimshme, realisht është njëfarë sinjali për qytetarët, për arsye se akuza ndaj lideri që është planprishësi kryesor, tregon se është fillim i fushatës me një damkë që do të jetë pjesë e një debati i cili është i televizionit më shumë se sa i partive’’, tha ai.
Haxhiu komentoi edhe deklaratat e Kurtit duke thënë se ky i fundit po përdor fjalorin e njëjtë edhe pas 5 viteve.
‘’Tash për tash fushatat zgjedhore janë replikim i keq i fushatave të kaluara. Mos të flas për gjuhen e Albinit, që deshi me i dhanë fuqi Hajrullahut me të njëjtën fjalor, fjali diskurs të paqëndrueshëm, sepse ai po harron se qe 5 vite është në pushtet, dhe po flet për vjedhje. Nëse pas 5 vitesh ti flet për vjedhje, ti je gënjeshtar publik’’, ka thënë ai. /GazetaExpress