Futbollisti nga Shqipëria, Ervin Hallunaj, është një nga lojtarët e larguar nga Flamurtari në javët e fundit, përcjellë GazetaOlle.com.
Hallunaj tash e tre javë nuk është pjesë e ekipi kuq e zi.
Ai thotë për GazetaOlle.com se është larguar për shkak të financave. “Nga Flamurtari jam larguar për arsye financiare dhe nuk kisha se si të vazhdoja tutje aty. Nuk më ka larguar askush, por jam larguar vet”, ka thënë futbollisti shqiptar për ‘Olle’.

“Nuk është momenti të flasim për borxhe. Thjesht di të them se te Flamurtari nuk janë paguar lojtarët tash e tre muaj”, potencoi Ervin Hallunaj.
Ai në fund foli edhe për përvojën në ekipin prishtinas. “Te Flamurtari kam kaluar shumë mirë. Kam shumë miq në Kosovë dhe Flamurtarit i uroj suksese. Por, besoj që aventura ime do të vazhdojë prapë në Kosovë, kuptoj, jo më të Flamurtari”, përfundoi Ervin Hallunaj. /Gazeta Olle/

