back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportDejan Vukiçeviq paralajmëron dënime të ashpëra për futbollistët e Feronikelit (VIDEO)

Dejan Vukiçeviq paralajmëron dënime të ashpëra për futbollistët e Feronikelit (VIDEO)

Të ngjajshme

Haradinaj: 26 vjet të Policisë së Kosovës, institucion shembull për vendin dhe rajonin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Pas sherrit verbal, qëlloi me çifte drejt 34-vjeçarit, arrestohet i riu në Durrës (EMRI)

Sebastian Toska në Durrës është arrestuar nga policia pasi qëlloi...

Foda pas ndeshjes me Zvicrën: Pjesa e parë nuk ishte fytyra e vërtetë e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës nisi mbrëmë rrugëtimin kualifikues për në...

Dejan Vukiçeviq, kryetrajner i KF Feronikelit nuk është ndarë aspak i kënaqur me paraqitjen dhe sjelljen e futbollsitëve të tij në fushën e lojës në duelin e fituar ndaj Vushtrrisë (0-1), raporton Gazetasheshi.com.

Tekniku malazez ka mbetur i zhgënjyer me sjelljen e disa futbollistëve të tij, të cilët patën edhe një konflikt në fundin e pjesës së parë (Kastriot Rexha me Jean Da Silvan).

“Më besoni se nuk kam lëvizur kur shënuam golin. Përveç tre pikëve që na duhen, me asnjë gjë tjetër nuk jam i kënaqur. Tereni nuk ishte në gjendje të mirë, topi është i çuditshëm dhe me të nuk mund të luhet në futbollin profesionit. Rezultatet jo shumë të mira e kanë ngarkuar shumë ekipin tonë, por kjo asesi nuk i arsyeton sjelljet e futbollsitëve. U kërkoj falje opinionit, publikut që ishin në stadium dhe gjithë ndjekëse të Feronikelit për sjelljet e futbollistëve tanë. Duhet të dijmë ti kontrollojmë emocionet dhe kjo e bën dallimin mes lojtarëve profesionist dhe atyre amator. Përveç fitores e gjitha është për tu harruar”, deklaroi Vukiçeviq për “Super Sport Kosova”.

Më pas tekniku malazez paralajmëroi sanksione për disa nga futbollistët e tij.

“Sinqërisht të them të drejten jam në njohje të karakterit të futbollistëve. Është e rëndë që të merremi me këto gjëra, por unë nuk jam në mesin e atyre trajnerëve që i mbajnë të fshehura problemet dhe i fusin nër tepih. Të gjithë ata që janë sjellë në mënyrë të tillë me fanellën e Feronikelit do ti bartin pasojat”, përfundoi Vukiçeviq.

Kujtojmë që në fundin e pjesës së parë dy futbollistët e Feronikelit, Kastriot Rexha dhe Jean Da Silva patën një përplasje mes tyre.

Video Player

00:00
00:06
Gjyqtari kryesor Gramos Shala i ndëshkoi të dy me kartonin e verdhë, ndërkohë që tashmë pritet të vije edhe ndëshkimi nga kryetrajneri i tyre Dejan Vukiçeviq.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz