Dehari ndërpret edhe “përpjekjen” e 43-të për konstituimin e Kuvendit, ua ndali fjalën deputetëve që i kërkuan ta respektojë Kushtetutën
dp

Lexo edheI refuzohet kërkesa Thaçit për veçim të procedurës në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Ka dështuar për herë të katërdhjetetretë “përpjekja” për konstituimin e Kuvendit.
Nga 99 deputetë sa ishin në sallë, vetëm 55 deputetë votuan për komisionin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Pasi Albulena Haxhiu dështoi disa herë me radhë që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare, LVV-ja po e hedh në votim çdo dy ditë propozimin për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili gjithashtu nuk po i merr votat e nevojshme.
Kryesuesi i seancës konstitituive, deputeti i LVV-së, Avni Dehari, ua ndali fjalën përfaqësuesve të partive politike, pasi i ftoi t’i propozonin emrat për anëtarë të komisionit.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi tha: “Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës dhe në emër të përgjegjësisë ndaj qytetarëve që na kanë votuar, ju ftoj, i nderuar kryesues, që ta ushtroni detyrën tuaj pa anshmëri, me integritet…”.
Fjala iu ndal shpejt.

Lexo edheI refuzohet kërkesa Thaçit për veçim të procedurës në rastin kundër administrimit të drejtësisë
“Regjia le t’ia ndalë mikrofonin, ju lutem”, porositi Dehari.
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, kërkoi kthim në “kornizën kushtetuese”.
Kthehuni në kornizën kushtetuese. Ta tejkalojmë këtë show, këtë cirk politik”.
Edhe atij, Dehari ia ndali fjalën me shpejtësi.
Ndërsa deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ironizoi sërish duke e propozuar Albin Kurtin për anëtar të komisionit për votim të fshehtë.