back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeDefekt në rrjetin e ujësjellësit në Gjakovë, disa lagje pa ujë

Defekt në rrjetin e ujësjellësit në Gjakovë, disa lagje pa ujë

Të ngjajshme

Libani kërkon dialog me Izraelin dhe çarmatimin e Hezbollahut

Presidenti i Libanit ka bërë thirrje për negociata të...

Kush zgjohet në mes të natës (2-3) duhet të vizitojë mjekun

Dr. Eric Berg, DC, paralajmëron se personat që zgjohet...

KFOR me trajnim për shpëtimin e jetës me personelin mjekësor në Obiliq

KFOR ka njoftuar se ushtarët e këtij misioni, kanë...

​Costa: BE-ja duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa deklaroi sot në...

Kompania rajonale e ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar për një defekt të paraqitur në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Gjakovës.

Sipas njoftimit të kompanisë, defekti është identifikuar në një gyp me diametër fi 150 në rrugën “Musa Zajmi”, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë për disa zona të qytetit.Si pasojë e këtij defekti, pa furnizim me ujë kanë mbetur rruga “Musa Zajmi”, rruga “Mbretëresha Teutë”, si dhe rrugët anësore që lidhen me këto dy akse rrugore.

Nga kompania është bërë e ditur se ekipet teknike ndodhen në terren dhe janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.

Nga KRU “Gjakova” u është kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje deri në përfundimin e punimeve.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz