Dedikimi prekës i bashkëshortes së Qerim Kelmendit, ish-pjesëtarit të UÇK’së
03

Lexo edheShqiptarët po blejnë gjysmën e Venedikut, mediet italiane japin alarmin

Arjeta Kelmendi, bashkëshortja e ish-pjesëtarit të UÇK’së, Qerim Kelmendit, i cili ishte gjetur pa shenja jete dhe i djegur në veturën e tij në shkurt të këtij viti, e ka përkujtuar burrin e saj përmes një postimi në rrjete sociale.
Ajo ka publikuar një fotografi nga varri i Qerimit, sipër së cilës ka shkruar disa fjalë prekëse për të.
“Ditët po ikin, e malli po shtohet. Gjithmonë në zemrën time”, ka shkruar ajo sipër fotos.

Lexo edheShqiptarët po blejnë gjysmën e Venedikut, mediet italiane japin alarmin
Ndryshe, trupi i Qerim Kelmendit, ishte gjetur pa shenja jete dhe i djegur në veturën e tij në shkurt të këtij viti në fshatin Zahaq të Pejës. Për vrasjen e tij, familjarët e kanë drejtuar gishtin nga shërbimet sekrete serbe. Deri tash, nuk ka asnjë të arrestuar për këtë rast. /Express
