back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaLajmeDeda: Presidenti nuk është ministër, Kosova ka nevojë për figurë që i...

Deda: Presidenti nuk është ministër, Kosova ka nevojë për figurë që i garanton balancat e brendshme politike e institucionale

Të ngjajshme

Procesi në Hagë, avokatët: Dëshmitë ndërkombëtare kyçe për vendimin final

Pas më shumë se pesë vjetësh, procesi gjyqësor në...

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, këto janë pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit nesër do të mbaj mbledhje. Ajo do...

Qytetarët në aksion vullnetar për pastrimin e Grykës së Rugovës

Një grup qytetarësh gjatë ditës së sotme kanë ndërmarrë...

Emiratet e Bashkuara Arabe mbyllin ambasadën në Teheran

Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve të Bashkuara...

Analisti politik Ilir Deda ka reaguar lidhur me procesin e ardhshëm të zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se Kosova duhet ta kuptojë seriozisht rolin që ka ky institucion.

“Me gjasë Kosova e ka harru domethënien e presidentit. Nuk jemi në proces të zgjedhjes të një ministri të jashtëm apo të brendshëm, por të një figure që – përpos përfaqësimit jashtë Kosovës – edhe i garanton balancat e brendshme politike e institucionale, dhe është adresë e kohezionit të brendshëm (‘uniteti’), për aq sa është e mundur”, ka shkruar Deda.

Ai thekson se sistemi aktual politik kërkon dakordim mes pozitës dhe opozitës, duke i cilësuar si “të domosdoshme dhe pozitive” konsultimet e nisura mes partive politike.

Sipas tij, në këto konsultime është kyç profili i kandidatit, pasi “nuk mundet bash gjithkush me e ushtru detyrën e presidentit”.

Deda vlerëson se vendi ka nevojë për një figurë që “i përmbushë kërkesat e partive e poashtu edhe që ka dije dhe përvojë në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Ai shton se “në vitin 2026 nuk ka kurrfarë arsye që figura e presidentit të ardhshëm të jetë dikush që e ‘mëson zanatin’”, duke nënvizuar rëndësinë që partitë të bëjnë një lexim të drejtë të prioriteteve të brendshme dhe të jashtme të Kosovës dhe të definojnë “kriteret bazë” për kandidatin e përbashkët.

“E pastaj është shumë më lehtë të gjindet emri”, përfundon Deda.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz