back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaLajmeDeda: Politika e përçarjes po e vjedh të ardhmen e Kosovës

Deda: Politika e përçarjes po e vjedh të ardhmen e Kosovës

Të ngjajshme

Aksion në Prishtinë për heqjen reklamave pa leje nga hapësirat publike

Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë ka nisur një aksion...

Izraeli thotë se ka sulmuar centralin bërthamor iranian

Ushtria izraelite tha të enjten se në ditët e...

Katie Perry fiton në gjykatë kundër yllit të popit Katy Perry

Stilistja e modës Katie Perry fitoi në betejën ligjore...

Gjykata Kushtetuese bashkon kërkesat e Kurtit dhe deputetëve të LVV-së për dekretin e presidentes

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të bashkojë në një procedurë...

Analisti politik, Ilir Deda ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke kritikuar, sipas tij, fushatat e linçimit dhe konspiracionit që po qarkullojnë në diskursin publik.

Përmes një postimi në Facebook, Deda ka hedhur poshtë pretendimet se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pasur qëllim të bëjë “puç”.

“A me të vërtetë besoni që gruaja në krye të shtetit ka dashur të bëjë puç? A jeni normal?”, ka shkruar Deda.

Sipas tij, ndonëse mund të ketë mospajtime për mënyrën se si Osmani ka vepruar në politikën e brendshme, në politikën e jashtme ajo ka qenë një nga adresat kryesore që ka sjellë rezultate për vendin.

“Me presidenten Vjosa Osmani mund të ketë mospajtime çdo njeri për mënyrën si ka vepruar në politikën e brendshme. Por në politikë të jashtme ajo ka qenë e vetmja adresë që ka sjellë rezultate për Kosovën dhe ka qenë garancia e marrëdhënieve të Kosovës me botën”, ka theksuar Deda.

Në fund, ai vlerësoi se kriza aktuale politike nuk është shkaktuar nga faktorë të jashtëm apo nga opozita, por nga ajo që e quajti dëshirë për pushtet absolut.

“Kosovës ama bash hiç nuk ju ka dashtë kjo krizë, të cilën nuk e shkaktoi askush jashtë Kosovës, as partitë në opozitë, e as ndonjë armik i shpikur, por dëshira për pushtet absolut. E pushteti absolut i një partie s’ka lidhje me demokraci, liri e zhvillim”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz