BallinaLajmeLajmet e FunditDeçiqi fiton ndeshjen e parë të Conference League, debutojnë Selimi i Maloku

Deçiqi fiton ndeshjen e parë të Conference League, debutojnë Selimi i Maloku

Skuadra shqiptare nga Mali i Zi, Deçiç nga Tuzi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Conference League.

Në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues, Deçiq shënoi fitore ndaj skuadrës nga Maqedonia, Sileks, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Bajovic dhe Ndiaye shënuan golat për skuadrën nga Tuzi.

Vlen të përmendet se për Deçiq sonte debutuan dy futbollistët kosovar, Trimror Selimi e Arlind Maloku.

Ish-futbollisti i Llapit, pati paraqitje të mirë në minutat që u paraqit në fushë./IndeksOnline/

- Advertisement -