Debutim në “ferrin” e Liverpoolit, Pochettino jep mesazhin e parë: Nuk trembet Manchester Unitedi

Trajneri i ri i Manchester Unitedit, Mauricio Pochettino, do ta nisë aventurën e tij me një përballje gjigantësh, pasi të dielën do të sfidojë Liverpoolin në “Anfield”, në kuadër të Ligës Premier.
Pavarësisht se dy skuadrat ndodhen në pozita krejtësisht të ndryshme në tabelën e klasifikimit, tekniku argjentinas ka bërë të qartë se “Djajtë e Kuq” nuk do të udhëtojnë drejt Liverpoolit me frikë, por me synimin e qartë për të marrë fitoren.
“E dimë shumë mirë se çfarë përfaqëson kjo ndeshje dhe sa e rëndësishme është. Mendoj se jemi të vetëdijshëm se do të jetë një përballje e vështirë, por në të njëjtën kohë besojmë në mënyrën tonë të lojës”, deklaroi Pochettino, transmeton IndeksOnline.
Ai theksoi se skuadra e tij do të hyjë në fushë me ambicie maksimale, duke kërkuar një paraqitje me guxim në një prej stadiumeve më të vështira në Angli.

Lexo edheMadridi ia cakton çmimin Vinicius Juniorit, Arsenali rikthen interesimin për yllin brazilian
“Sigurisht që do të konkurrojmë. Do të shkojmë në ‘Anfield’ me synimin për të fituar, për të luajtur me guxim dhe për të qenë Manchester Unitedi, apo jo? Historia flet vetë për ne dhe për atë që duhet të presim nga Manchester Unitedi”, shtoi ai.
Në fund, Pochettino kërkoi nga futbollistët e tij të mos tremben nga kundërshtari dhe ta marrin iniciativën gjatë ndeshjes.
“Duhet të sigurohemi që të jemi guximtarë, ta marrim iniciativën dhe të shkojmë atje pa frikë, për t’u përballur me një skuadër shumë të mirë si Liverpooli”, përfundoi trajneri argjentinas. /IndeksOnline/



