De Paul drejt bashkimit me Messin te Inter Miami
dp

Lexo edheNisma thotë se Enver Hoti ishte larguar nga ky subjekt në vitin 2021

Inter Miami është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e mesfushorit argjentinas, Rodrigo De Paul.
Atletico Madrid ka pranuar ofertën e klubit amerikan dhe tashmë gjithçka ka mbetur në finalizimin e detajeve të fundit, transmeton Gazeta Express.
Bisedimet mes klubeve ishin të avancuara që nga java e kaluar dhe tashmë marrëveshja është pothuajse e mbyllur.

Lexo edheNisma thotë se Enver Hoti ishte larguar nga ky subjekt në vitin 2021
Rodrigo De Paul pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare me Inter Miami, ndërsa palët po punojnë për të zgjidhur detajet e fundit përpara zyrtarizimit.
Pas Lionel Messit, Sergio Busquets e Jordi Alba, Inter Miami po vazhdon të ndërtojë një skuadër me emra të mëdhenj, dhe transferimi i De Paul shihet si një tjetër goditje e madhe për klubin nga MLS.