David Beckham publikon momentet emocionuese nga pushimet, puthje me Victorian dhe takim me Ronaldon

David Beckham ka ndarë me ndjekësit një sërë fotosh nga pushimet verore familjare, duke sjellë momente romantike me bashkëshorten e tij, Victoria Beckham, si dhe një takim me legjendën e futbollit, Ronaldo.
51-vjeçari publikoi të premten, disa fotografi në Instagram, ku shfaqet duke puthur Victorian në buzë teksa të dy ndodhen në det. Çifti duket se po shijon disa ditë pushimi në Mesdhe, së bashku me fëmijët e tyre, Romeo dhe Harper.
Sipas “Daily Mail”, familja Beckham ka udhëtuar me jahtin e tyre luksoz, duke nisur nga Spanja, për të vijuar drejt Ibizës, Saint-Tropez dhe më pas Italisë.
Në një prej momenteve të publikuara, Victoria shihet duke u zhytur në det. Beckham ka treguar me humor se bashkëshortja e tij nuk është një adhuruese e madhe e oqeanit, por këtë herë duket se e ka shijuar eksperiencën.
“Dikush nuk e do oqeanin, por asaj i pëlqeu kjo”, shkroi ish-futbollisti krahas fotografisë.

Lexo edheKerem Bürsin përfundon në spital, aktori tregon gjendjen pas ndërhyrjes
Beckham publikoi gjithashtu një tjetër foto romantike me Victorian, ku çifti pozon i buzëqeshur, ndërsa ai shpreh edhe një herë publikisht dashurinë për bashkëshorten e tij.
Pushimet familjare nuk kanë munguar pa praninë e fëmijëve të tyre, Romeo dhe Harper, ndërsa në udhëtim kanë qenë edhe prindërit e David Beckham.
Në fund të albumit të fotove, ish-futbollisti ndau edhe një moment të veçantë me djalin e tij Romeo dhe legjendën braziliane të futbollit, Ronaldo.
“20 vjet miqësi dhe ne ende vazhdojmë të fortë, siç mund ta shihni”, shkroi Beckham, duke iu referuar miqësisë së gjatë me ish-yllin e futbollit.
Pushimet mesdhetare duket se kanë qenë një mundësi për familjen Beckham për të kaluar kohë së bashku, por edhe për të shijuar miqësitë e vjetra që David ka krijuar gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme në futboll.














