back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeDaut Haradinaj thotë se qytetarët janë kundër lëvizjes së kufijve, Thaçi do...

Daut Haradinaj thotë se qytetarët janë kundër lëvizjes së kufijve, Thaçi do ta shohë realitetin

Të ngjajshme

Lushaku-Sadriu flet mbi mbarëvajtjen e Kuvendit të LDK-së

Jehona Lushaku-Sadriu është deklaruar për media, pas përfundimit të...

Tayna krah për krah me Vjosa Osmanin

Artistja e njohur, Tayna, ka publikuar dy fotografi simpatike...

Bashkimi fitues në “Sezai Surroi”, e mposht thellë Sigal Prishtinën

Bashkimi ka arritur një fitore të thellë në Superligën...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është deklaruar përsëri kundër prekjes së kufijve të vendit në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare paqësore me Serbinë.

Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se beson se edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të tërhiqet nga ideja e tij për “korrigjim kufijsh” mes dy vendeve.

“Presidenti s’do të dalë kundër vullnetit të shumicës në Kosovë”, është shprehur ai.

“Nuk do të duhej të ishte jashtë kësaj vije”, ka deklaruar Haradinaj.

“Vullneti i qytetarëve është kundër lëvizjes së kufijve”, ka theksuar deputeti i AAK’së.

“Presidenti do ta shohë realitetin dhe s’do t’i hyjë këso eksperimenteve”, ka shtuar ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz