Daut Haradinaj pas vendimit të Gjykatës Supreme: Qëndrimi i kësaj qeverie në institucione është grusht shteti
dp

Lexo edheShala: Gjykata Supreme konstatoi uzurpimin e pushtetit nga anëtarët e grupit parlamentar të LVV

Në një postim në rrjete sociale, Haradinaj e ka quajtur këtë qeveri “uzurpuese të institucioneve”, duke e akuzuar për përpjekje për kapje të pushtetit me diktat. Ai e konsideron vazhdimin e qëndrimit të saj në institucione si një “grusht shteti”, transmeton lajmi.net
“Katër vjet e shkatërruan këtë vend, e këta katër muajt e fundit deshtën edhe me e pushtu me diktat. Qëndrimi tutje në institucione është grusht shtet. Kosova do t’i vuajë këto pasoja, por Kosova di të rimëkëmbet dhe do të rimëkëmbet,” ka deklaruar Haradinaj.

Lexo edheShala: Gjykata Supreme konstatoi uzurpimin e pushtetit nga anëtarët e grupit parlamentar të LVV
Vendimi i Gjykatës Supreme ka theksuar se ministrat që janë njëkohësisht deputetë nuk kanë të drejtë të nxjerrin akte nënligjore, pasi kjo bie ndesh me dispozitat kushtetuese. Rasti në fjalë lidhet me një udhëzim administrativ për zbatimin e sistemit të ri të arkave fiskale, i cili ishte kontestuar nga komuniteti i biznesit dhe ekspertë të së drejtës.
Ky vendim pritet të ketë ndikim edhe në raportet institucionale dhe politike në vend, në një periudhë të ndjeshme për funksionimin e qeverisë në detyrë./lajmi.net/