back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeDaut Haradinaj paralajmëron Presidentin: Deklaratat për ndryshim të kufijve nxisin luftë

Daut Haradinaj paralajmëron Presidentin: Deklaratat për ndryshim të kufijve nxisin luftë

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për mundësin e shkëmbimit të territorit të Kosovës.

Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se kufijtë e shtetit mund të lëvizin veç nëse kris pushka.

“Kufijtë mes shteteve mund të lëvizin veç nesë kris pushka. Kur kris pushka edhe nis lufta. Pra deklaratat për ndryshim të kufijve nxisin luftë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk është pro luftës, por sipas tij lufta mund te nis nëse preken kufijtë.

“Në Bosnje lufta ka nis veç që ka kris pushka në një dasmë. Edhe tek ne mund të nis nëse luhen këso lojëra”, ka thënë Haradinaj

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se as presidenti Hashim Thaçi nuk e ka seriozisht me deklaratat për lëvizje të kufijve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz