back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditData e saktë kur “anija aliene” pritet të mbërrijë në Tokë, jepet...

Data e saktë kur “anija aliene” pritet të mbërrijë në Tokë, jepet një paralajmërim i frikshëm

Të ngjajshme

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

Këngëtari G Bani ka eskaluar përmes një videoje pasi...

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat...

Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

Pas përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny...

Një shkencëtar nga Harvard ka lëshuar një paralajmërim të frikshëm për një objekt të çuditshëm ndëryjor që po lëviz me shpejtësi përmes sistemit tonë diellor dhe thotë se ai mund të përbëjë një kërcënim për Tokën.

Profesori Avi Loeb, i njohur për teoritë e tij të guximshme dhe shpesh polarizuese rreth jetës jashtëtokësore, ka qenë duke e ndjekur objektin e quajtur 3I/ATLAS, që nga momenti kur u zbulua për herë të parë më 1 korrik.

Nëse objekti është një anije aliene, Loeb paralajmëron se ai mund të mbajë një sondë ose madje një armë. Ai parashikon se një mjet i tillë do të arrinte në Tokë midis 21 nëntorit dhe 5 dhjetorit 2025.

Ky afat kohor bazohet në llogaritjet se 3I/ATLAS do të kalojë prapa Diellit nga këndvështrimi i Tokës këtë tetor — një periudhë që, sipas tij, mund të përdoret për t’u përgatitur për një sulm.

Duke iu referuar objektit si një “anije-mëmë”, ai shpjegon se pozicioni i tij do të ishte ideal për të shpërndarë sonda në planetë të banueshëm.

Kjo strategji do t’u mundësonte pajisjeve të “ndalojnë” në planetët e caktuar ndërsa anija-mëmë vazhdon udhëtimin drejt yllit tjetër.

“Mund të vijë për të na shpëtuar ose për të na shkatërruar. Më mirë të jemi të përgatitur për të dyja mundësitë dhe të verifikojmë nëse të gjitha objektet ndëryjore janë thjesht gurë”, tha Loeb.

Chris Lintott, një astronom në Universitetin e Oksfordit, ka hedhur poshtë pretendimet e Loeb, duke i quajtur “marrëzi absolute” dhe duke i thënë Live Science se teoria për një sondë aliene është një “fyerje për punën emocionuese që po bëhet për të kuptuar këtë objekt.”

Megjithatë, Loeb ngul këmbë se diçka në lidhje me 3I/ATLAS nuk përputhet.

Ai vë në dukje se orbita e tij është retrograde, pra lëviz në drejtim të kundërt me sistemin diellor, dhe është në përputhje të çuditshme me rrugën e Tokës.

“3I/ATLAS mund të jetë një sondë aliene”, tha ai, duke përmendur trajektoren e tij “jashtëzakonisht të rrallë”, e cila rastësisht përputhet me planin orbital të planetëve të brendshëm, përfshirë Tokën.

Sipas tij, gjasat që kjo të ndodhë natyrshëm janë vetëm 0.2 për qind.

“Në pikën më të afërt me Diellin më 29 tetor, frika nga një pushtim alien mund të shkaktojë një krizë në tregjet financiare, ku qytetarët humbin besimin tek qeveritë për t’i mbrojtur,” tha Loeb.

Ai madje e krahason këtë mundësi me një pritë ushtarake, duke thënë:

“Përballja me një vizitor alien me teknologji të avancuar mund të ndihet si përvoja e mbrojtjes ajrore iraniane kur bombarduesit B-2 të SHBA-ve u shfaqën — të heshtur, të papërballueshëm dhe jashtëzakonisht të fuqishëm.”

Objekti, që besohet të jetë rreth 12 milje i gjerë, është jashtëzakonisht i madh për një trup që vjen nga jashtë sistemit diellor.

Sipas Loeb, nëse do të ishte objekt natyral, tashmë do të kishim parë miliona të tillë.

“Por nuk kemi parë,” tha ai.

Ai ka publikuar tre punime paraprake ku paraqet teorinë e tij dhe madje ka sugjeruar që NASA të përpiqet ta kapë objektin me anijen e saj hapësinore Juno, kur ai t’i afrohet Jupiterit.

“Sipas meje, kemi nevojë për një shkallë rreziku për objektet ndëryjore,” thotë Loeb.

“Një zero do të nënkuptonte një kometë natyrore. Një dhjetë do të përfaqësonte një objekt të verifikuar teknologjik, ndoshta i pajisur me motor ose që lëshon dritë artificiale.”

Ai beson gjithashtu se qeveritë duhet të formojnë grupe pune, duke përfshirë shkencëtarë, politikanë dhe psikologë, për të vendosur si të reagojnë dhe si t’ia komunikojnë publikun këtë informacion pa shkaktuar panik.

Paralajmërimet e Loeb janë bërë gjithnjë e më urgjente, duke kulmuar me një deklaratë dramatike:

“Mund të vijë për të na shpëtuar ose për të na shkatërruar. Më mirë të jemi të përgatitur për të dyja.”

Nëse 3I/ATLAS është më shumë se një shkëmb, ai thotë se Toka është tmerrësisht e papërgatitur.

“Vizitori,” paralajmëroi ai, “tashmë është në oborrin tonë.”

Edhe nëse objekti rezulton të jetë artificial, Loeb pranon se njerëzimi nuk ka shumë për të bërë.

Me një shpejtësi prej gati 60 milje në sekondë në raport me Tokën, ai është shumë më i shpejtë se çdo raketë që kemi.

“Nëse hipoteza që 3I/ATLAS është një artefakt teknologjik rezulton të vërtetë, ka dy mundësi:

Ose qëllimet e tij janë krejtësisht paqësore, ose janë armiqësore,” tha Loeb.

“Në rastin e parë, njerëzimi duhet thjesht të presë dhe ta mirëpresë këtë mesazher ndëryjor me krahë hapur.

Është skenari i dytë që është shqetësues.”

Ai shton se, për shkak të pasojave të mundshme të skenarit të dytë, mund të përdorim logjikën e bastit të Pascalit.

“Blaise Pascal argumentonte se është më e zgjuar të besosh në Zot, sepse përfitimet e mundshme janë më të mëdha se humbjet nëse je gabim,” shpjegoi Loeb.

“Në mënyrë të ngjashme, në rastin tonë, ka kuptim të paralajmërojmë njerëzimin për rrezikun nga 3I/ATLAS, edhe nëse rezulton të jetë vetëm një teori.

Kostoja e të mos paralajmëruarit mund të jetë shumë më e rëndë se kostoja e të qenit gabim.” /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit