Dasmë me motive kombëtare në familjen e kryetarit të Hanit të Elezit
dp

Lexo edheAngela Martini zbulon një fakt interesant: 6 vjet kam studiuar intensivisht për…

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka martuar djalin e tij në një ceremoni të veçantë familjare, të përcjellë me motive dhe simbole kombëtare shqiptare.
Një nga momentet që tërhoqi vëmendjen gjatë dasmës ishte shpalosja e flamurit të madh kuqezi, nën tingujt e muzikës shqiptare, duke i dhënë ceremonisë një atmosferë të theksuar patriotike.


Në fotografitë nga festa shihet flamuri kombëtar që mbulon një pjesë të madhe të sallës, ndërsa çifti dhe të ftuarit festojnë mes ngjyrave kuqezi.

Lexo edheAngela Martini zbulon një fakt interesant: 6 vjet kam studiuar intensivisht për…
Dasma mblodhi familjarë, miq dhe të ftuar të shumtë, ndërsa motivet kombëtare ishin ndër elementet që e karakterizuan ceremoninë. /GazetaExpress/


