Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka emocionuar ndjekësit me një postim të fundit në Instagram, ku shfaqet duke përqafuar dhe puthur fëmijën e saj.
Krahas fotos plot dashuri, Dafina ka ndarë edhe një dedikim tejet prekës.
“Ma ndryshove jetën përgjithmonë. Çdo gri e kthen në ngjyrë, çdo stuhi në diell. Dashuria ime më e madhe,” ka shkruar artistja.
Dafina duket më e lumtur se kurrë, duke treguar se roli i nënës ka sjellë një ndryshim të thellë dhe pozitiv në jetën e saj./IndeksOnline/