BallinaSportDardan Gashi flet për ndërmjetësimin dhe hyrjen e tij në Qeveri, thotë...

Dardan Gashi flet për ndërmjetësimin dhe hyrjen e tij në Qeveri, thotë se nëse vërtetohet fajësia e Rikalos do të dalë në protesta (Video)

Të ngjajshme

Haradinaj ia uron Papës Pashkët, me atë rrugë “ia kërkon” edhe njohjen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët katolikë...

​Ferizaj në terr, japin sqarime nga KOSTT

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu – KOSTT, bën të...

Çfarë ndeshje, shënohen dy gola të shpejtë në “Metropolitano”

Ndeshje e çmendur po zhvillohet mes Atletico Madridit dhe...

Rrustemi për Haxhiun si u.d. Presidente: Jam i bindur se lajtmotiv do ta ketë vetëm interesin shtetëror

Adnan Rrustemi i Lëvizjes Vetëvendosje lavdëroi figurën e Albulena...

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi, në RTV 21 ka treguar se në qeveri ka hyrë me anë të një ftese që i është bërë nga kryeministri Ramush Haradinaj.

“Më thanë që të marrë pjesë në qeverinë Ramush Haradinaj në këto funksione që i përmendëm, do të thotë Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike… dhe zëvendëskryeministër”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë bllokada para formimit të qeverisë nuk do të lejonte formimin e institucioneve pa ndërmjetësimin e dikujt. Gashi ka shtuar se ka të kaluar me të gjithë akterët aktualë në politikë dhe se, sipas tij, kjo ka ndikuar që të krijohet një besim.

“Prandaj unë nuk kam ba ndonjë mrekulli këtu. Ai është një ekzagjerim i mediave. Rolin kyç e ka mandatari, kryeministri të cilit i kam ndihmuar në disa situata që të zhbllokohet kjo situatë”, ka thënë Gashi.

Ai ka folur edhe rreth rastit të ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo.

Sipas tij, nëse vërtetohet se Rikalo ka maltretuar dhe torturuar qytetarët, ai është si sigurt se nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë tonë. Ndërsa, nuk e ka përjashtuar mundësinë që nëse nuk reagon qeveria, do të dalë edhe ai në protestat e paralajmëruara nga Vetëvendosje. /21Media/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz