Daniel Dubois arrin në Wembley për revanshin ndaj Usyk – përballje e madhe sonte në Londër
dp

Lexo edheMuharremi: Limaj po lyp diçka që s’mund ta ketë, e Kurti po lyp justifikim të ri

Kjo përballje, e cila do të zhvillohet sonte dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në DAZN, pritet të jetë një nga më të mëdhatë e vitit në botën e boksit. Dubois kërkon t’i rikthehet fuqishëm ringut pas humbjes së parë ndaj Usyk në gusht të vitit 2023 – një ndeshje që përfundoi me polemika për një goditje të diskutueshme, transmeton lajmi.net
Me një rekord prej 22 fitoreve, 21 prej të cilave me nokaut, Dubois hyn në këtë duel me motivim të lartë, ndërsa Usyk, i pamposhtur në karrierën e tij dhe kampion në disa kategori, do të përpiqet të mbrojë emrin dhe titujt e tij.
Ndeshja pritet të fillojë rreth orës 23:00 sipas kohës lokale, ndërsa mijëra tifozë janë mbledhur për të ndjekur nga afër këtë përballje të madhe në zemër të Londrës./lajmi.net/

Lexo edheMuharremi: Limaj po lyp diçka që s’mund ta ketë, e Kurti po lyp justifikim të ri