Dallgët nxjerrin në breg të Durrësit breshkën 100-vjeçare
01·

Një breshkë uji e përmasave të mëdha u gjet e ngordhur në breg të detit në shëtitoren “Taulantia” në qytetin e Durrësit.
Nga të dhënat e para mendohet që breshka të jetë mbi 100-vjeçare, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngordhjes së saj.
ATSH raporton se specia detare u gjet nga punonjësit e ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit të Bashkisë së Durrësit, të cilët po punonin për pastrimin e zonës.
Lexo edhePrishet dasma në mënyrë qesharake, dashnorja vjen me fustanin e nusërisë dhe i ulet në gjunjë dhëndrrit
Në bregdetin e Durrësit përgjatë viteve të fundit kanë qenë disa specie të ngjashme që kanë dalë më breg të detit.















