back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeDallaveret në Malishevë/ Doli: Klienti im ishte në rolin e anëtarit të...

Dallaveret në Malishevë/ Doli: Klienti im ishte në rolin e anëtarit të Komisionit

Të ngjajshme

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Avokati Egzon Doli, në cilësinë e mbrojtësit të njërit prej të intervistuarve në rastin e manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve, ka thënë se klienti i tij ishte anëtar i komisionit, duke deklaruar se nuk mund të jap më shumë detaje për shkak se rasti është në fazë të hershme dhe se i takon Prokurorisë të ofrojë fakte mbi pretendimet.

 “Rasti ka të bëjë me një proces hetimor që po zhvillohet në lidhje me dyshimin për falsifikim të rezultateve zgjedhore, mirëpo megjithatë procedura është në fazë shumë të hershme të hetimit dhe informatat më të detajuara mund t’i siguroni edhe përmes organeve të ndjekjes. Klienti është në cilësinë e anëtarit të komisionit, do të thotë deklarata e tij ka të bëjë me funksionin që ka pasur gjatë procesit të numërimit të rezultateve, mirëpo megjithatë informata më të hollësishme në këtë fazë të hetimit nuk mund t’i ofrojmë”, tha ai.

Ai nuk ka dashtë të merret me detaje, duke iu referuar vetëm rolit që klienti i tij ka pasë në Qendrën Komunale të Numërimit në Malishevë.

“Kjo ka qenë në përgjegjësinë e komisionerëve të qendrave të votimit, megjithatë roli i klientit tim ka qenë në cilësinë e anëtarit dhe ne padyshim që kemi një garantim të prezumimit të pafajësisë për të gjithë këta që po hetohen, megjithatë është detyrë e prokurorisë të argumentojë këto pretendime”, tha ndër tjera ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz