BallinaLajmeDallaveret me subvencione, këta zyrtarë i suspendoi sot ministri Peci

Dallaveret me subvencione, këta zyrtarë i suspendoi sot ministri Peci

Të ngjajshme

Vedat Muriqi i prin sulmit të Mallorcas në ndeshjen e rëndësishme ndaj Elches

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Elche CF...

Franko Foda ndjek nga afër ndeshjen e Superligës

Selektori i Kosovës, Franco Foda ka zbarkuar në vendin...

Edi Rama ia beson një detyrë të re Elisa Spiropalit

Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen...

Nëse vazhdon rritja e çmimit të naftës, Edi Rama paralajmëron uljen e akcizës

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se...

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural, Faton Peci ka pezulluar nga puna pesë zyrtarë të Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë. Të njëjtit ishin arrestuar gjatë muajit shkurt nën dyshimin për veprat penale “Marrje e ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, shkruan Gazeta Express.

Express nga burimet brenda Ministrisë së Bujqësisë merr vesh se bëhet fjalë për L.S., drejtor i Drejtorisë për Pagesa Direkte; S. Sh., Zyrtar për pagesa në Drejtorinë për Pagesa Direkte; A.U., Inspektore në Drejtorinë e Kontrollit; B.N., Zyrtar për pagesa direkte në Drejtorinë për Pagesa Direkte dhe K.B.-S., Zyrtare e Arkivës.

Në ndërkohë në njoftimin e ministrisë thuhet së vendimi për pezullimin e tyre nga marrdhënia e punës do të jetë në fuqi deri në një vendim tjetër të organeve të rendit.

“Me kërkesën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, për vendosjen e ligjshmërisë dhe rendit brenda institucionit, është marrë vendimi për pezullimin e përkohshëm nga marrëdhënia e punës në shërbimin civil të Kosovës për pesë zyrtarë të Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë. Vendimi për pezullimin nga marrëdhënia e punës do të jetë në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet përgjegjëse”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz