Dalin pamjet/ Si u përplas avioni me 91 persona në bord në një zonë të banuar në Pakistan, ka të mbijetuar!
BILLI

Lexo edheTension në Greqi, trupat turke hyjnë në zona të kontestuara të kufirit tokësor

Sipas “Daily Mail”, avioni ku ndodheshin 91 pasagjerë, po fluturonte nga Lahore në aeroportin ndërkombëtar Jinnah.
Fotografitë e shpërndara në mediet sociale tregojnë tymin nga vendi i përplasjes, e cila njëheresh është zonë banimi.
Pak orë pas ngjarjes raportohet se ka edhe të mbijetuar nga ky aksident ajror. Presidenti i Bankës së Punjabit, Zafar Masood u tërhoq i gjallë nga rrënojat dhe ishte në gjendje të fliste në spital.
Dëshmitarët thonë se avioni desh është rrëzuar tre herë, para se të binte herën e katërt. Kapiteni i tha kontrollit të trafikut ajror se kishte humbur një nga motorët e tij dhe kishte bërë një telefonatë përfundimtare të dëshpëruar.


Lexo edheTension në Greqi, trupat turke hyjnë në zona të kontestuara të kufirit tokësor

