BallinaLajmeDalin pamjet! Momenti kur Meta ia “plas” Dodikut e Brnabic: Njihni realitetin,...

Dalin pamjet! Momenti kur Meta ia “plas” Dodikut e Brnabic: Njihni realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Gjatë samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është përplasur me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç.

Ky është momenti kur Meta ia ‘përplasi në sy’ Milorad Dodikut dhe Ana Brnabic sot ne Sarajeve, qe duhet të njohin realitetin se Kosova është shtet i pavarur.

Kjo është kronika e Tv publik serb RTS 1, lajm i parë:

“Tani është koha e duhur, që jo vetëm Bosnja dhe Hercegovina, që duhet të kishte bërë të gjitha përpjekjet për të garantuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit, por edhe çdo vend tjetër të bëjë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të këtij realiteti. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj”, është shprehur Meta.

Ndërsa kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç citohet të ketë thënë se shteti ku është duke u mbajtur ky samit nuk e njeh shtetin e Kosovës, duke i thënë Metës “përmbahuni nga provokimi”.

“Në këtë tryezë ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, dhe unë sugjeroj që të mos ketë përplasje për këtë çështje mes shteteve të tjera. Më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinë nuk janë këtu. Kjo tregon se çfarë bashkëpunimi dëshiron Prishtina”, ka thënë Bërnabiç, shkruan “Blici” serb.

Bërnabiç është shprehur se rajoni nuk mund të jetë i qëndrueshëm, deri sa nuk është Serbia anëtare e BE-së.

Kosova e refuzoi ftesën që i ishte drejtuar nga kryetari i Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik, pasi në të Hashim Thaçi nuk ftohej si President i Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz