Aksidentet e shumta me fatalitet kanë krijuar një gjendje të jashtëzakonshme në komunikacionin rrugor në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se i riu që u aksidentua dje me motoçikletë në Fushë Kosovë, ka ndërruar jetë sot
Motoçikleta ishte përplasur me një furgon, ndërsa i riju nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra
Më poshtë mund të shihni videon e aksidentit ku i riu humbi jetën në këtë aksident.
Ky person është Granit Neziri 25 vjeçar, ku përmes fotografive në rrjetet sociale shihet se ai i kishte pasion motoçikletat, shkruan gazetametro.net.
Metro kishte raportuar dje për aksidentin në fjalë dhe kishte njoftuar për gjendjen e rëndë të të aksidentuarit.