back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaJetëDalin pamjet, kështu futet koronavirusi në një qelizë të njeriut të cilën...

Dalin pamjet, kështu futet koronavirusi në një qelizë të njeriut të cilën më pas e infekton

Të ngjajshme

Ramush Haradinaj dhe Aleanca krah rinisë

Ramush Haradinaj nga radhët e AAK-së me numër garues...

Dy persona grabisin një shumë të konsiderueshme parash në Pejë

Të dielën rreth orës 21:30, Policia ka pranuar një...

Banorët vënë në pikëpyetje orientimin seksual të Londrimit dhe Klodit

Një diskutim interesant gjatë mbrëmjes së kaluar e kanë...

Amorimi e jep lajmin e keq, Bruno mund të mungojë disa ndeshje shkaku i lëndimit

Bruno Fernandes pritet të mungojë në disa ndeshje për...
- Advertisement -

Filmohet koronavirusi duke u futur në një qelizë të njeriut të cilën më pas e infekton.

Gjatë një hulumtimi ku dëshironin të bindeshin dhe të shohin se si reagon virusi, shkencëtarët brazilianë e kanë filmuar me mikroskop elektronik momentin kur coronavirusi sulmon trupin e njeriut.

Ekspertët e Institutit Osëaldo Cruz (IOC/Fiocruz), që konsiderohet si qendra më e madhe hulumtuese në Amerikën Latine, kanë arritur të filmojnë momentin kur virusi SARS-CoV-2 infekton një qelizë të njeriut.

Së pari shfaqen grimcat e coronavirusit në formë të pikave të zeza që ngjiten në qelizë dhe përpiqen të depërtojnë në membranën qelizore.

Më pas shihet se si coronavirusi depërton në qelizë dhe arrin deri te citoplazma, ku gjenden të gjitha materialet e nevojshme për jetën e qelizës, por edhe proteinat, vitaminat, acidet nukleike, aminoacidet, sheqernat, karbohidratet dhe acidet yndyrore etj.

Këto grimca të virusit depërtojnë më pas në qelizë dhe duken si pika të zeza në një rreth të bardhë.

Këto grimca të SARS-CoV-2 më pas largohen nga brendësia e qelizës dhe lëvizin drejt një qelize tjetër të shëndetshme, duke vazhduar kështu ciklin e infeksionit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz