back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeDalin detaje nga vdekja e tmerrshme e 12 vjeçarit që u gjet...

Dalin detaje nga vdekja e tmerrshme e 12 vjeçarit që u gjet pranë bërllokut

Të ngjajshme

Dogana ndalon mallra të falsifikuara “Gucci”, “Louis Vuitton”

Zyra Doganore në Prishtinë ka realizuar një sërë aksionesh...

Pothuajse 50 furra buke mbyllen çdo vit në Zvicër

1000 furra buke janë mbyllur në 20 vitet e...

Rrahje në një kafene te Xhamia e Llapit, theret me thikë një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e...

Për më shumë se dy ditë familja nuk pati asnjë informacion për fatin e tij. E, 12-vjeçari K.I u gjet i vdekur pasditën e së enjtës nga një punëtor i pastrimit në Fushë Kosovë. Vdekja e tij po cilësohet e dyshimtë nga prokuroria, derisa familjarët kanë kërkuar nga organet e rendit të hedhin dritë mbi këtë rast.
Në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovës, afër një bërllogu në këtë rrugë të enjtën qytetarët u alarmuan kur panë trupin e pajetë të një personi.

Atë e pa, pasditen e djeshme, një punëtor i pastrimit, që menjëherë lajmëroi policinë.
“Masi e kum hjek krejt bërllogun një jargon është kanë aty, kur e kum ngre jarganin ju kanë shplu kamt edhe ma se kum prek. E kena thirrë policinë tash janë tu u marrë këta me to”, ka deklaruar ky punëtor.
Familja në anën tjetër kanë deklaruar se djali i mitur kishte dy ditë që ishte larguar nga shtëpia, e nuk kishin ditur asgjë për fatin e tij. Këta të fundit kanë kërkuar nga organet e hetuesisë që të zbardhin arsyet që kanë çuar deri te vdekja.

“Sot e dyta ditë, nuk u kanë në shpi si të del prej shpisë nuk vjen deri në 12 natës. Kërkojmë nga mjekësia ligjore që të zbardhet rasti menjëherë pse ka vdekur, a është i mbytur apo ka ndërruar jetë vetë”, kanë shtuar familjarët.
Policia e prokuroria që dolën menjëherë në vend të ngjarjes kanë deklaruar se te i mituri ka pasë shenja të dhunës, e se nuk dihet se për sa kohë qëndroi në atë vend.
“Është vdekje e dyshimtë si duket ka shenja dhune mirëpo ende nuk dihet pa e dhanë versionin mjekësia ligjore”, deklaruan nga prokuroria.

Në anën tjetër, Policia për rajonin e Prishtinës thotë se është njoftuar nga qytetarët për një trup të shtrirë afër një ndërtese dhe pas daljes në vendin e ngjarjes nga ekipet policore dhe mjekësore është konstatuar vdekja e viktimës mashkull, i mitur.
Flora Ahmeti,  zëdhënëse e Policisë në Prishtinë ka thënë se po vazhdojnë hetimet për këtë rast dhe se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.
‘Dje rreth orës 17:30 kemi pranuar informaten se në afërsi të një ndërtese, në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimes mashkull (i mitur)” ka thënë Ahmeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz