Anëtari i Listës Serbe, Dalibor Jevtic, ka njoftuar për vizitën e tij në Washington dhe për takimet që ka zhvilluar atje.
Sipas një njoftimi të publikuar në faqen e tij, Jevtic në takimet që ka pasur është ankuar tek politikbërësit amerikanë për veprimet e Qeverisë Kurti në raport me serbët.
Jevtic ndër të tjera ka përmendur vendimin në KQZ për të mos publikuar rezultatin e Listës Serbe dhe gjithashtu Ligjin për të huajt që tashmë po bëhen përgatitjet për të nisur implementimin e tij.