Dakota Johnson iu përgjigjet thashethemeve për lidhjen me MGK

Dakota Johnson është shpesh subjekt i thashethemeve dhe spekulimeve për lidhje romantike.
Aktorja 36-vjeçare ka vendosur t’iu kundërpërgjigjet raportimeve se është parë me burra misteriozë, kohë pas kohe.
Ndërsa ishte e ftuar në podkastin “The Run-Through” të Vogue , Dakota tha: “Edhe nëse shkoj për darkë me menaxherin ose avokatin tim, është sikur, ‘E kam parë me një burrë misterioz’. As mua nuk më intereson.”
Ajo nuk korrigjon asnjë thashethem të rremë për veten, duke pohuar se mendon që është e kotë.

Lexo edhe“Gruaja më e bukur italiane” i vë flakën internetit me një foto me bikini
“Njerëzit do të besojnë atë që duan të besojnë, dhe unë nuk kam energji të luftoj për këtë. Do të preferoja shumë më tepër të përqendrohesha në gjëra të tjera në jetën time. Çdo ditë, ka diçka në internet që është qesharake dhe e vërtetë ose jo e vërtetë, dhe nuk më intereson” ka thënë ajo.
Kohëve të fundit, Dakota u pa me Machine Gun Kelly .
Një burim pranë Machine Gun Kelly i tha revistës People se ai dhe Dakota kanë muaj që dalin dhe takohen fshehurazi me njëri-tjetrin.














