BallinaLajmeDaka: Rinumërimi ka ndërruar rezultatet e tre kandidatëve për deputetë

Daka: Rinumërimi ka ndërruar rezultatet e tre kandidatëve për deputetë

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka konfirmuar se rinumërimi i 117 kutive sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka ndërruar rezultatet e tre kandidatëve për deputetë, ndërkohë që certifikimi i rezultateve do të bëhet pasi të kryhen procedurat e ankesave në Gjykatën Supreme.

Naser Osmani nga LDK-ja, Fikrim Damka nga KDTP dhe Slavko Simiq nga Lista Serbe do të jenë në legjislaturën e ardhshme.

“Është zyrtare që Mahir Yagcilar nuk është deputet, por është Fikrim Damka, Branimir Stojanoviq nga Lista Serbe nuk është deputet, por është Slavko Simiq dhe në vend të Imet Rrahmanit është Naser Osmani. Vetëm te këta tre ka ndërruar rezultati”, tha Daka për KosovaPress.

Edhe Naser Osmani e ka konfirmuar se do të jetë pjesë e legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit.

“Po, unë jam njoftuar se do të jem deputetë i kësaj legjislature. Unë nuk kam paraqitur ankesë, mirëpo ankesat e tjerëve me kanë nxjerrë me 78 vota para Imet Rrahmanit”, tha Osmani.

Daka tha se certifikimi i rezultateve do të bëhet pasi të kryhet edhe procedura e ankesave në Gjykatën Supreme

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz