BallinaLajmeDaka: Kush ka 61 vota, ka të drejtë të formojë qeverinë

Daka: Kush ka 61 vota, ka të drejtë të formojë qeverinë

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka dhënë sqarime rreth formimit të qeverisë së re në Kosovë dhe të drejtës për mandate në Kuvend.

Sipas saj, çdo parti që siguron 61 vota ka të drejtë të propozojë mandatarin dhe të formojë qeverinë. “Kushdo që i ka 61 vota, cilado qoftë parti, që e siguron presidenten që i ka 61 vota, e tregon emrin e mandatarin dhe merr të drejtën për të formuar qeverinë”, ka theksuar Daka.

Ajo shtoi se pas datës 5 nëntor, nëse ka një kandidat që pretendon të ketë 61 vota, Kuvendi duhet të thërrasë seancën për votim. “Menjëherë pas datës 5 duhet të caktohet seanca e Kuvendit, nëse ka dikush që e vlerëson se i ka 61 vota dhe mund të formojë qeverinë, dhe në atë seancë të votohet qeveria”, deklaroi ajo.

Daka komentoi edhe mundësinë që Albin Kurti të provojë sërish formimin e qeverisë: “Me të njëjtin emër jo, mund të sjellë një emër tjetër, por duhet të japë prova të sigurta që ka 61 vota dhe të tregojë cilët janë ata emra që do të sigurojnë votat në ditën e votimit”.

Presidentja Vjosa Osmani ka afat kushtetues deri më 5 nëntor për të vendosur nëse do të shpallë zgjedhje të reja ose do të mandatojë dikë për të formuar ekzekutivin e ri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz