back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeDaily Mail: Kthimi triumfues i Rita Orës në vendlindje pas ikjes nga...

Daily Mail: Kthimi triumfues i Rita Orës në vendlindje pas ikjes nga lufta /FOTO

Të ngjajshme

Tentativë kontrabande në Merdare, kapen rreth dy kilogramë narkotikë

Dogana e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Policinë...

Zyrtarizohet një blerje e shtrenjtë në Premierligë

Një blerje e shtrenjtë është zyrtarizuar në orët e...

Benzema i thotë “PO” Al-Hilalit, marrëveshja drejt finalizimit

Sulmuesi francez, Karim Benzema do të largohet nga Al-Ittihadi. Mirëpo...

Zgjedhja e nënkryetarit, Hasani: Kushtetuta është e qartë, çobanët me lexu e kuptojnë (VIDEO)

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka folur në...
“Rita Ora kthehet në vendlindje, Kosovë, për të kremtuar 10 vjetorin e pavarësisë: Këngëtarja bën kthim triumfues vite pasi familja e saj u larguan”.

Është ky titulli të cilin i ka vënë “Daily Mail” shkrimit për ardhjen e Ritës në Prishtinë.

Këngëtarja Rita Ora u pa teksa aterroi në Kosovë sot para shfaqjes së saj që shënon 10 vjetorin e pavarësisë nga Serbia.

Ylli – që ka lindur në Kosovë para se familja e saj të ikte nga atje – u takua me kryeministrin Ramush Haradinaj teksa po përgatitet për të ndezur një koncert në ambient të hapur në Prishtinë, shkruan britanikja e famshme “Daily Mail”, transmeton Koha.net.

Kosova po feston 10 vjetorin e pavarësisë nga Serbia në një kremtë dyditore që ka nisur sot në tërë vendin.

Ceremonia kryesore zhvillohet nesër, kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, të kthehen nga Konferenca e Sigurisë në Munih.
Një panel special për Kosovën pritet të mbahet në konferencën e Munihut.

Ndërsa ky medium shkruan se festime ka gjithandej Kosovës, tregon edhe se në Mitrovicë, pjesa veriore e së cilit është e dominuar nga popullata serbe, janë vendosur posterë me mbishkrimin “10 vjet okupim ë Kosovës e Metohisë”.

Muret në qytet janë mbushur me grafite, me flamuj serbë dhe me mbishkrime në gjuhën serbe “Kosova është Serbi – Krimeja është Rusi”.
Një banor i Mitrovicës së veriut, Branislav Kërstiq, ka thënë: “Fatkeqësisht, komuniteti serb nuk e ka ndarë mendjen për këtë pavarësi. As Beogradi s’e di me siguri se si e sheh statusin e Kosovës”.

 rit1 rit2 rit3 rit4 rit5 rit6 rit7 rit8 rit9

Të Fundit

Sport

ShowBiz