Daçiqi e injoron presionin e SHBA-së: Serbia do të njohë Kosovën kur “shelgu të bëjë rrush”
01

Lexo edheTragjedia në fshatin Zllatar, IPK arreston e suspendon policët që ishin në ndejën private

Në një intervistë për mediat serbe, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, duke komentuar deklaratat e të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për njohjen e Kosovës nga Serbia, ka thënë se kjo gjë do të ndodh kur “shelgu të bëjë rrush”.
“Është një thënie e vjetër “ad calendas graecas” që do të thotë “kur shelgu të bëjë rrush”. Nuk e di kush ka pritshmëri që Serbia ta bëjë këtë. Nuk ka ndonjë arsye që të mendohet se Serbia do ta njohë Kosovën”, ka thënë ai.
Deklaratat e tij vijnë në ditën e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Lexo edheTragjedia në fshatin Zllatar, IPK arreston e suspendon policët që ishin në ndejën private
Ditë më parë, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, bashkë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kanë kërkuar nga Serbia që ta njohin Kosovën.