BallinaLajmeDaçiq ripërsërit se Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun

Daçiq ripërsërit se Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun

Të ngjajshme

Olta lajmërohet nga Roma, shfaqet ‘zjarr’ në këtë veshje

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Haradinaj përkujton heroin, Yll Morina, në përvjetorin e rënies

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Agjencia e OKB-së për migracionin paralajmëron për zhvendosje masive në Iran

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha të dielën se kushtet...

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

Për ata që ndjekin politikën në Kosovë, zhvillimet e...

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar sot se Serbia “insiston në dialog me Kosovën”, por nuk do të ketë vazhdim derisa nuk hiqen taksat.

Ai në një konferencë në të cilën i është drejtuar studentëve të Institutit parisien të Shkencave Politike, ka thënë se nuk është kompromis që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, por se ende nuk ka ardhur deri te bisedimet konkrete për atë se çfarë do të ishte kompromisi.

“Ne jemi të gatshëm për kompromis, ndërsa Prishtina, mendoj se nuk ka nevojë. Ata mendojnë se mund të fitojnë gjithçka dhe duan ta krijojnë Shqipërinë e Madhe. Kush mund të garantojë se do të jenë dy shtete të pavarura, normalisht që duan të bashkohen”, i përsërit Daçiqi fjalët e ish shefit të tij Sllobodan Millosheviq të para 30 vjetëve.

Ai ka pretenduar se Serbia dëshiron zgjidhje politike e cila do t’i pranojë interesat e dyja palëve, e jo zgjidhje deri te cila do të arrihet me presion.

“Këtë pavarësi të njëanshme kurrë nuk do ta pranojmë. Nëse Prishtina mendon se gjithçka ka mbaruar, përse edhe më tutje do dialog, sepse nuk është në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Daçiq.

Daçiq ka pretenduar se Kosova “nuk e ka përfunduar” pavarësinë sepse nuk janë në OSBE e nuk janë as në Kombet e Bashkuara, se dhe është e nevojshme që vetëm edhe disa vende ta tërheqin njohjen e pavarësisë dhe do të vjen deri te gjysma e vendeve të cilat nuk e njohin Kosovën

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz