BallinaLajmeDaçiq ankohet në Uashington për Kosovën

Daçiq ankohet në Uashington për Kosovën

Të ngjajshme

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

​Trump telefonatë me Starmer për situatën në Lindjen e Mesme: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me presidentin...

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka shprehur frikën se disa “akte të pamatura” të Prishtinës mund të destabilizojnë gjithë rajonin.

Daçiq i cili ndodhet në Washington, i ftuar për Lutjet e Mëngjesit, i ka shprehur shqetësimin administratës amerikane për presionin dhe gjendjen e krijuar nga Kosova, shkruan B92.

“Ne u takuam me administratën amerikane dhe e informuam për gjithë këtë situatë. Tani ajo që dëshirojmë është të krijojmë kontakt sa më parë me administratën e re amerikane dhe të flasim në mënyrë serioze mbi të ardhmen e gjithë rajonit”, tha Daçiq, transmeton lajmi.net.

Daçiq, i cili mori pjesë në Lutjet e Mëngjesit, e organizuar nga presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë për RTS-së se ka biseduar me kongresistë dhe senatorë mbi marrëdhëniet midis Serbisë e ShBA-së, por edhe për gjendjen në Kosovë.

Ministri i Jashtëm serb theksoi se interesi i Serbisë është të ketë marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuar të Amerikës, më tutje tha se shpreson se administrata e re amerikane do të tregojë mirëkuptim dhe të mos jetë si ajo e mëhershmja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz