back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaSportCurri: Shpresoj që Prishtina të transferohet në Serie A për ta ndalur...

Curri: Shpresoj që Prishtina të transferohet në Serie A për ta ndalur Juventusin

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Prishtina e ka mbyllur fazën e dytë në Superligën e Kosovës si kryesuese me katër pikë para Dritës.

E kjo ka bërë që kryeqytetasit të jenë favoriti kryesor për ta fituar titullin e kampionit.

Mbrojtësi qendror i Prishtinës, Debatik Curri ka thënë për ‘Zona Gol’ të Supersportit se shpreson që skuadra e tij të transferohet në Serie A për ta ndalur Juventusin.

“Jemi në garë gjithandej dhe shpresoj që të transferohemi në Serinë A, pasi atje nuk po gjen rivalë Juventusi. Duhet me i dal ne përpara”, ka thënë Curri.

Tutje Curri ka folur edhe për kampionatin italian ku shpreson të ndalet Juventusi.

“Shpresoj të akordohet penallti për Juventusin në ndeshjen ndaj Atalantes, pasi jam i sigurt që Berisha do të arrijë ta presë. Uroj vërtetë që të ndërrohet kampioni në Itali, pasi atje, ashtu si në Kosovë e Shqipëri, po fiton gjithmonë e njëjta skuadër”, u shpreh Curri.

Ish-reprezentuesi i Shqipërisë ka thënë se i ka mbetur peng titulli i kampionit në Shqipëri.

“Kam vetëm një peng, që nuk fitova titullin me Tiranën, pasi për të tjerat, besoj se kam shijuar atë eksperiencë. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, pavarësisht se nuk arritëm të triumfojmë në asnjë derbi. Sfida ndaj Partizanit përjetohej shumë te Tirana dhe pikërisht emocionet nuk na linin të shpreheshim mirë”, ka përfunduar Curri. /SS/Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz