BallinaKulturëÇun Lajçi: Sytë kanë nis me m’lanë, s’mund të operohem pa pare

Çun Lajçi: Sytë kanë nis me m’lanë, s’mund të operohem pa pare

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Gjest për t’u duartrokitur, Gjilani dhe Drita bashkohen për të nderuar Elife Sherifin

Në këto momente po luhet derbi i Anamoravës. Derbi Gjilani-Drita,...

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

Se artistët shqiptar nuk vlerësohen sa duhet, kjo gjë tashmë veç është e ditur.

Pak vëmendje u kushtohet atyre, andaj shumë prej tyre qëndrojnë keq financiarisht.

Aktori i njohur,Çun Lajçi derisa ka shkruar një letër për bijën e tij të vdekur ka thënë se shikimi i syve të tij dukshëm është më keq, porse nuk ka para për tu operuar.

“Shpesh po harroj Bubë, e s’di a asht shej pleqnie a kam nisë m’u rrallua, por sytë kanë nisë me m’lanë. Po m’djegin e po m’lotojnë e të mjeku s’po muj me shkua, se e di që pa pare s’operohen, e këto klinkat e hueja shtrejt për mua, e dorën ndermend se kam me shtri. Nëse m’lanë sytë, më dhimsen vetëm letrat që s’do t’muj me i vazhdua, se për që s’shoh s’merzitem fare. Kohë e keqe për mua erdhi e ma mirë hiç mos me pa!
Po habitna edhe çka po dua me thanë. “, ka shkruar ai mes tjera në këtë shkrim.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Deshta me t’kallxua Bubë

Shpesh po harroj Bubë, e s’di a asht shej pleqnie a kam nisë m’u rrallua, por sytë kanë nisë me m’lanë. Po m’djegin e po m’lotojnë e të mjeku s’po muj me shkua, se e di që pa pare s’operohen, e këto klinkat e hueja shtrejt për mua, e dorën ndermend se kam me shtri. Nëse m’lanë sytë, më dhimsen vetëm letrat që s’do t’muj me i vazhdua, se për që s’shoh s’merzitem fare. Kohë e keqe për mua erdhi e ma mirë hiç mos me pa!
Po habitna edhe çka po dua me thanë.

Kur ishe gjallë s’me besojshe, m’thojshe po aktron, e baba yt çdo ditë vorfnohej e plakej. Nejse.
N’letrën që ta çova dje deshta me t’kallxua se
mbramë, mbas katër vitësh, shkuem në nji premierë filmi bashkë me mamin, bile po m’duket se asht hera e parë mbas filmit të Ekremit “ Kodi i jetës” ku ti luejte rolin kryesor të femnës, e ku ishim në qendër të vemendjës, jo për rolet tona jo, po për shkelqimin tand Bubë.
Deshta me t’kallxua se Daorsa Sefaj ka ardhë prej Norvegjisë me na pa për Ty e dolem bashkë me të deri të kinemaja. U ul me neve derisa filloi filmi e pastaj shkoi të nji shoqe. Sa e bukur e sa e mirë. Plot sharm e kulturë. Lum Leli që e ka!
E kisha përshtypjën sikur t’ishe Ti me ne, jo ajo. Bile për hatrin tand e mora Taxinë se ti veç me taxi shkojshe n’qytet. Sa çudi, tri herë u habita dhe e thirra me emnin tand. M’u duk sikur po shkonim bashkë n’premierën e filmit tand të Irlandezët, të Brendoni
“ Sonte gjithçka u prish”
Por jo Bubë, ne kurrë ma s’do t’luajmë bashkë n’filma, as që do t’shkojmë në ndonji premierë. Det i pafund ka hy mes nesh dhe anijët janë fundosë përgjithmonë. Dhe kur filloi filmi “Makbeth” ku luenin Merita e Halil Budakova, këta artistat e mëhallës tonë, trupi mbet pranë mamit tand n’kinemanë ABC e mendja m’iku larg. U treta n’ lumtuninë e asaj nate në Beograd n’premierën e filmit “Muaj mjalti” i prodhimit Shqiptaro Serb. Jo për rolin tim, se ai ishte tepër i vogël, po për ty që t’kisha me vete. Gjithë pasditja të shkoi n’dhomën e hotelit tue i lye sytë e faqet e thojtë. Ishe e lumtun sa s’di me t’thanë.
Nuk di sa herë m’the: nesër po shkojmë babë n’Klinikën Lorien, n’at rrugën e Tetovës m’e vizitua Dragicën, at motrën medicinale që fort të deshti e shumë u kujdes për ty.
Në mbramje të veshun bukur u futem në sallën e madhe Sava Centar të mbushun me qinda e qinda shiques dhe kur rregjizori ma thirri emnin me dalë n’skenë m’u përshendet me publikun, kur u ngrita n’kamë, ti Bubë m’a kape dorën e the mos del babë, ulu!
Dhe vërtetë s’dola. E lash Goran Paskaleviqin,
regjizorin e filmit, tue thanë: ku humbi Çuni more, unë e di se ai asht këtu diku, mes jush.
Kur shkuam në darkë, ne Shqiptarët Yllka nga Tirana e Jozefi nga Shkodra e Ne nga Prishtina, u ulem veçmas nga artistat Serb dhe kur të pyeta pse nuk me le me dal para publikut, ti e ndrojtun me the: u tuta bre babë mos po të fishkëllojnë për shkak të Kosovës.
Eh moj Bubë, mbramë sytë i kisha ngulitë n’ekranin e madh të kinemasë ABC e tretë isha kujtimeve.
Shumë vite mbrapa isha kthye e m’dukej se po flas me Ty në telefon, kur n’mes natë na thërrisje nga dhoma e hotelit në Berlin. Atëbotë kishe shkua me sinkronizua filmin e Irlandezve.
Të betohem se fluturojsha lumtunie e krenarie për ty.
Por jo edhe atëherë kur unë shkova në Festivalin e Berlinalës vite mbas, me “ Faljen e gjakut” të Amerikanët.
Ecja ime me Ilire Vinca e regjizorin Amerikan Joshua Marston nëpër tepihun e kuq, ishte aq i zbrazët dhe i pavlerë sa kurrë s’arrijta të ta them.
Fotografët kot i çkrepnin aparatet. Mua mendja m’rrinte n’Kurriz, n’dhomën tande plot tym dhe i lutesha Zotit që t’forcohësh e t’me presësh derisa të kthehem unë. Kishin fillua ditët e rrenimit për ty, andaj shkelqimi i Berlinalës s’ishte për mua si për të tjerët.
Të nesërmen tue pi kafe me Arben Zharkun, producentin tand të parë, ta kushtova atë poezinë, që u botua të libri ” Nesër fjalës i bëhet vonë”
“Tapetit kuq eci
Tue shiqua djathtas majtas
Të kota thirrjët e gazetarëve
Të zbehta ato shkrepëtima
Aparatësh që bajnë dritë
Mua s’ma heqin mërzinë
Se mendja m’rrin n’dhomën tande
Të tymosun
Atje diku n’platonë e Kurrizit
N’Prishtinë.”
Kur u krye filmi e dolen aktorët m’u përshendet, i ngulfatun mallit, e mora mamin e shkuam në Rings të Ilir Macani. E pritem Daorsën sikur shumëherë Ty dhe prap të vetmuar u zvarritem deri n’Kurriz.
Vonë me thirri Remzi Ejupi e m’tha a të duhet diçka? Mos nguro po ma thuaj. A po mbahet Fata?
O Zot sa bujar asht!
Eh moj e mira ime, s’e din ti sa krenar jam që t’pata 33 vjet!
Tash do t’jetoj edhe po kaq vite tue t’kujtua Ty, se Latin duhet martua e nipat duhet rritë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz